Bërnli vret Championship, Aro Muriç ngjitet në Premier League

Bërnli rikthehet në Premier League ndërsa pas fitores së djeshme në transfertën e Midellsbrout (1-2) ekipi i Vinset Kompani, në përbërje të të cilit aktivizohet portieri i Kosovës Arijanet Muriç, hapi shampanjën e festës.

Kështu me 7 javë nga fundi, ekipi që ka fituar dy herë Premier League, rikthehet pas një sezoni në elitën e futbollit anglez.

Një sukses i madh dhe për ish trajnerin e Anderleht i cili vetëm një vit më parë ishte në Shqipëri me skuadrën belge në përballjen me Laçin në turin e tretë të Conference League./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!