Kupa/ Tirana mbyll me kualifikimin, Laçi duhet të presë…

Kupa e Shqipërisë, çerekfinale:
Egnatia – Laçi 0-0
Kastrioti – Tirana 1-4
(S. Selmani 57′ pen/ Patrik 46′, 47′, Berisha 58′, Nikqi 72′)

Nëse Tirana duket me një këmbë në gjysmëfinale pas fitores bindëse 1-4 ndaj Kastriotit, pas të vajtjes, ka dilema për biletën e duelit Egnatia – Laçi. Sfida e dominuar nga laçianët u mbyll në shifrat 0-0. Ishin këto dy sfidat e para të luajtura për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë të edicionit të 71-të.

Në Kamëz nuk ndodh asgjë në pjesën e parë por shpërthejnë golat në të dytën. Brenda 1 minuti Patrik shënon 2 herë për Tiranën duke hapur festivalin e golave.

Shifrat ngushtohen nga Santiago Selmani i cili realizon nga pika e bardhë e penalltisë, por mjaftojnë vetëm pak sekonda që Malaj të pësojë sërish, këtë radhë nga Berisha.

Nuk do të mungojë as goli i Nikqit në këtë sfidë që i vendos vulën fitores së bardhebluve të cilët shkojnë të qetë në sfidën e kthimit.

Sakaq, ndeshja mes Egnatias dhe Laçit nuk prodhoi gola, por rastet ishin të shumta për të dyja ekipet. Luhatje të shumta gjatë 90 minutave me frenat e lojës që kalonin sa nga njëra skuadër te tjetra.

Mundësitë më të pastra i regjistruan kurbinasit por porta e Pujës mbeti e paprekur me gjithçka që mbetet për t’u vendosur në Laç./S.Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!