Kupa/ Vllaznia pret Partizanin, Teuta- Kukësi…

Turi çerekfinal i Kupës së Shqipërisë, edicioni i 71-të mbyll sot me sfidat e mbetura të takimëve të vajtjes.
Pas Egnatia- Laçi 0-0 dhe Kastrioti- Tirana 1-4, luajtur dje, sot në “Loro Boriçi” përballja Vllaznia- Partizani dhe në “Niko Dovana”, Teuta- Kukësi. Këto sfida do të startojë në orën 17:00.
Te Vllaznia, pas humbjes shokuese në shtëpi me Kastriotin (0-1) në kampionat, presin reagimin e shpejtë. Takimi i Kupës ndaj të kuqëve i gjen vendasit me formacion thuajse të plotë teksa në dyshim shihet vetëm mbrojtësi Hakaj.
Partizani duket totalisht i plotë pasi ndryshe nga java e kaluar në Kukës, sot pritet të jenë në dispozicion edhe futbollistët Sota, Hadroj. I vetmi jashtë, Buxhelaj.
Ndërkohë po në 17:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, takimi Teuta- Kukësi.
Sfidë në vete kjo, pasi si Teuta ashtu dhe Kukësi vijnë pas fitoreve të mëdha në kampionat (mundën respektivish Tiranën dhe Partizanin) dhe se bileta e kualifikimit për në gjysmëfinale, duket mjaft e balancuar. Në të dy kampet flitet për kontigjente të plota.
Për tu kujtuar, në këtë fazë të Kupës, takimet shoqërohen me sistemin VAR.
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para për 1/4-at:
17:00
Vllaznia- Partizani
Teuta- Kukësi/ Sportiim.al/