Ramos mbyll zyrtarisht me Spanjën, Lozana lë në fuqi dënimin e klubeve…

  • Mbrojtësi legjendar i Real Madrid dhe Spanjës Serxhio Ramos (36) i shtyrë nga një telefonatë refuzuese e trajnerit De La Fuente, ka njoftuar se nuk do të luajë më me kombëtaren spanjolle. Nga 2005 deri në 2021, ai luajti 180 ndeshje dhe shënoi 23 gola.
  • CAS, (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë) ka marrë më 20 shkurt vendimin përfundimtar në lidhje me pezullimin e klubeve ruse të futbollit nga kompeticionet ndërkombëtare. Nuk ka më tej apelim.
  • U luajtën sot dy ndeshje të Superligës së Kosovës. Ballkani fitoi 0-1 në transfertë ndaj Trepçia’89 ndërsa po 0-1 fitoi dhe Llapi ndaj Dukagjinit.
  • Migjen Basha mori rolin e zbuluesit të talenteve për klubin zvicerian të Lozanës. 36 vjeçari pasi la futbollin vitin e kaluar ka kryer disa kurse kualifikuese si trajner e menaxher. Më herët klubi kishte tentuar të afronte Lorik Canën si drejtor sportiv.
  • Mançester Junajtid po planifikon një ofertë konkrete për mbrojtësin e Napolit, Kim Min-Jae, pasi u njoftua për klauzolën e tij të lirimit prej 47 milionë eurosh.
  • Mbrojtësi i Lionit Dejan Lovren (33), njoftoi sot se pas 14 viteve do të largohet si lojtar i kombëtares së Kroacisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!