Fill Nevil: Duam të sjellim Mesin në MLS

Ish lojtari i Kombëtares angleze aktualisht trajner i Inter Miami, Fill Nevil, ka folur edhe një herë për mundësinë e kalimit të Lionel Mesit në MLS:

“Nuk do ta mohoj, ne jemi të interesuar për Mesin dhe Buskuets”, tha trajneri i Inter Miami për The Times.

“Ata janë dy lojtarë të mëdhenj dhe ne duam të afrojmë më të mirët. Ata do t’i sillnin vlerë të shtuar ekipit dhe kampionatit. Që kur erdha këtu, na janë afruar disa emra të mëdhenj, si Serxhio Ramos, Dani Alves, Robert Levandovski, Çesk Fabregas dhe Luis Suarez.

Kjo sepse ne kishim lojtarë shumë të rëndësishëm në skuadrën tonë si Higuain dhe Blaise Matuidi. Dhe pas largimit të tyre, ne mund të fusim lojtarë që nuk prekin limitin e pagave”.

Ndërkaq MLS dhe Adidas kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur marrëdhëniet mes tyre deri në vitin 2030.

Me një kontratë të detajuar dhe të shumëanshme, Adidas do të vazhdojë të jetë furnizuesi i vetëm zyrtar i ligës së Amerikës së Veriut për uniformat dhe pajisjet teknike (topat), si dhe për akademitë e klubeve, duke rritur gjithashtu përpjekjet në MLS Next Pro dhe MLS Next./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!