Guti: Mbape te Reali me kokën ulur

Rikthehet dhe njëherë diskutimi lidhur me sulmuesin e PSG-së Kilië Mbape me mundësinë e transferimit te Real Madrid. Tifozët e ‘Los Blancos’ vazhdojnë të ëndërrojnë për një afrim aq të madh në ‘Bernabeu’.

Legjenda e ‘galaktikve’ Guti, para se të thotë se e dëshiron një martesë të tillë e paralajmëron: “Mbape duhet të vijë në Madrid me kokën ulur dhe të kuptojë se ai është një lojtar si gjithë të tjerët në dhomën e zhveshjes. Përndryshe ai do të gabonte dhe nuk do ta dinte ku është. Ky është realiteti.

Kur erdhi Figo, kur mbërriti Ronaldo, kështu ishte. Nuk e di se cili është realiteti i tij në Paris dhe si shkon në dhomën e zhveshjes së PSG-së. Ai mund të jetë edhe lojtari më i mirë në botë, por Real Madridi është shumë më tepër”, tha ish mesfushori i viteve 2010 për El Chringuito./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!