Feliks vishet blu, Poter e do të enjten në fushë

Lëvizja u finalizua dhe klubi londinez i Çelsit ka konfirmuar nënshkrimin e katërt në janar me Zhoao Feliks. Luzitani i cili ishte pjesë e Atletiko Madrid në La Liga, shkon në huazim te blutë për pjesën tjetër të sezonit.

Ylli portugez përfundoi lëvizjen e tij në Stamford Bridge dhe do të shpresojë të marrë shijen e parë të futbollit në Premier League kundër Fulhem të enjten.

Ai iu bashkua bashkëlojtarëve të tij të rinj të Çelsit në stërvitje, por tani duhet të përballet me një pritje ankthi për të parë nëse do të jetë në gjendje të paraqitet në ‘Craven Cottage’ ndaj Fulhemit vendas.

Kjo për shkak se Graham Poter tha se ata janë ende duke pritur për të parë nëse portugezi ishte regjistruar në kohë./Foto Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!