Siti mund Çelsin, 5 pikë nga kreu

Premier League, Java 19:
Çelsi – Mançester Siti 0-1 (Mahrez 63′)

Java e 19-të e Premier League rezervoi një sfidë mjaft të luftuar siç ishte ajo mes Çelsit dhe Mançester Sitit. Deri diku e barabartë por diferencën e bëri goli i Mahrez për “Qytetarët”.

Pjesa e parë ishte disi më pozitive për “Blutë e Londrës” që rrezikuan por edhe shpërdoruan shumë para portës së mbrojtur nga Ederson.

Gjatë fraksionit të dytë kampionët në fuqi u dukën më kërkues duke arritur të gjenin dhe golin e fitores me anë të Mahrez kur luhej minuta e 63′-të.

Në minutat e mbetura shifrat nuk pësuan ndryshim edhe pse rastet nuk munguan në të dyja frontet. Sakaq, Siti ngjitet në vend të dytë me 39 pikë, ndërsa Çelsi mbetet në mes të tabelës me 25 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!