Mesi kthehet në Paris, Mbape nuk e…pret

Lionel Mesi, kampioni i botës me Argjentinën, u nderua nga PSG në ditën e kthimit të tij në qendrën sportive të përgatitjeve të skuadrës në kryeqytetin francez.
Të pranishimit konstatuan menjëherë mungesën e Kilian Mbape-s i cili së bashku me Francën luajtën dhe humbën finalen e ‘Katar 2022’ ndaj Argjentinës.
Në fakt, siç shkruan Tyc Sports, sulmuesi francez ka përfituar disa ditë pushimi që i dha trajneri Galtier pas humbjes së PSG-së me Lens dhe fluturoi drejt Nju Jorkut së bashku me Hakimin për të parë ndeshjen e NBA mes Brooklyn Nets dhe San Antonio Spurs.
Ndërkohë argjentinasi nuk do të luajë të premten kundër Shateru. Për të parë kampionin në aksion duhet të rikthehet kundër Anxhers javën e ardhshme./Sportiim.al/