Formula 1/ Lista e plotë e pilotëve, kalendari dhe risia ‘Honda RBPT’

- Botërori i ardhshëm në Formula 1 do të nisë më 5 mars 2023 teksa skudertitë pjesëmarrëse pasi janë konfiguruar me pilotë, kanë mësuar dhe kalendarin sezonal.
Në fakt ka ndryshime krahasuar me vitin 2022, duke pasur parasysh emrat e pilotëve në ‘njëvendëshe’ që do të zbresin në pistë: Piastri, Hulkenberg, Sargeant dhe De Vries, të cilët kanë përkatësisht numrat 81, 27, 2, 21.
Gjithashtu të reja në lidhje me disa ndryshime në motorë. Makinat AlphaTauri këtë botëror do të kenë emrin “Honda RBPT”.
Vitin e kaluar ishte thjesht “RBPT” (që qëndron për funksionimin e sapolançuar të Red Bull Powertrains), por Honda do t’i rikthehet emrit zyrtar nga sezoni i ardhshëm.
Formula 1 2023 me ekipin e pilotëve sipas skuderive:
Red Bull: Maks Verstapen/Serxhio Perez
Ferrari: Sharls Leklerk/Karlos Sainz
Mercedes: Luis Hamilton/Xhorxh Rasëll
McLaren: Lando Norris/Oskar Piastri
Alfa Romeo: Valteri Botas/Guanyou Zhou
Alpin: Esteban Okon/Pierr Gasli
AlphaTauri: Yuki Tsunoda/Nik De Vries
Haas: Kevin Magnusen/Niko Hulkenberg
Aston Martin: Lens Stroll/Fernando Alonso
Williams: Aleksander Albon/ Logan Sargeant
Kështu; 20 pilotët vijnë nga 15 shtete të ndryshme. Vetëm Anglia do të ketë 3 përfaqësues, më pas nga 2 për Holandën, Spanjën dhe Francën. Një për Principatën e Monakos, Gjermanisë, Kinës, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Meksikës, Japonisë, Finlandës, Danimarkës, Australisë dhe Tajlandës./Sportiim.al/
Kalendari i Formula 1 2023:
