Barkola merr kritika, Enrike e mbron: I lumtur me sulmuesin

Pas largimit të Mbape te Reali, anësori i sulmit barkola e nisi me vrull. Më pas nisin kritikat për efektivitetin. Trajneri i del në krah…

Humbi efektivitetin e tij të jashtëzakonshëm pas një mbresëlënës të sezonit me PSG-në, Bradley Barkola ka filluar të kritikohet nga kudo. Pierr Menes analizon problemin e sulmuesit të skuadrës franceze dhe e këshillon që të fillojë të ndryshojë më shumë driblimet e tij për të destabilizuar më mirë mbrojtjen kundërshtare te PSG.

Ndërkohë i pyetur së fundmi në një konferencë shtypi për periudhën delikate që Barkola po kalon aktualisht te PSG me një farë mosefektiviteti para portës, Luis Enrike është acaruar para gazetarëve:

“Jam shumë i lumtur me Barkola-në. Për ju, ai kishte 10 ditë të jashtëzakonshme sikur të ishte Maradona, dhe tani, papritur, nuk ju pëlqen sepse i kanë rënë numrat, dhe tani do të Doue ose Dembele. Jo, kjo nuk funksionon kështu për ne”, tha trajneri spanjoll i PSG-së, i cili vazhdon të mbrojë numrit të tij të ri 29./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!