Tetova zyrtarizon përfundmin e punës te Egnatia

tetova egnatia

Në një dalje para mediave sot trajneri i Egnatias Edlir Tetova tha se ka biseduar me presidentin Agim Demrozi dhe se ka marrë vendimin për të mbyllur në fund të sezonit me rrogozhinasit.

Trajneri durrsak fitoi dy kampionate, dy Kupa dhe një Superkupë në 4 vite me Egnatian por që tani do të duhet të ndalë…

 “Desha të komunikoj që është një vendim që kam marrë për të ndarë rrugët me Egnatian në fund të këtij sezoni. Është vendim personal që kam marrë dhe për të cilin kam diskutuar me presidentin Demrozi”, u shpreh tekniku të cilit dje Disiplina i uli dënimin nga 6 në 3 muaj.

Ndërkohë pasuesi i tij pritet të vijë nga kasta e njohur. Edhe pse pista me trajner të ri në moshë (mbase ndihmësi Brahja) është prezente, në vorbullën e emrave ‘big’ lakohen edhe ata të Skënder Gegës apo të italianit Françesko Moriero./Sportiim.al/

?>