Dënimi/ Presidenti i skuadrës së njohur, 15 ndeshje larg futbollit
Presidenti i Marsejës Pablo Longoria do të duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë larg fushave të futbollit. Kreu i klubit të njohur francez është dënuar me 15 ndeshje pasi akuzoi arbitrin për humbjen ndaj Okser për korrupsion.
Një vendim që i shtohet pezullimit të këshilltarit sportiv Fabricio Ravaneli, kritik ndaj arbitrit dhe drejtorit sportiv Mehdi Benatia, i pezulluar për tre muaj pasi kishte protestuar dhunshëm me gjyqtarin e katërt në fund të humbjes së finales së Kupës së Francës kundër Lilë.
