Fitoi Superkupën, PSG e Dembele ngjiten…në Doha
Trofeu i parë francez i 2025-ës i shkon PSG-së Është Superkupa e Francës, e cila të dielën në Doha (Katar) pa në fushë PSG-Monako.
Një sfidë që konfirmoi parisienët dominues në 90 minuta, gjë që e vërteton si statistika e totalit të goditjeve (28 me 12 për PSG) ashtu edhe ato në portë (10-5).
Skuadra monegaske arriti të rezistonte thuajse deri në fund, por në minutën e 92-të muri bardhekuq u shemb nga Dembele për 1-0 final.
Kështu, Luis Enrike, trajneri i PSG tani mund të tentojë të tjera arritje e trofe. Shpresa e klubit dhe tifozëve të skuadrës mbetet të fitojnë në vitin 2025 jo vetëm në nivel kombëtar por edhe në Europë.
