Nuk iu pranua dorëheqja, Kadri zgjat kontratën…

Ndryshe nga shumë menaxherë dështakë në ‘Katar 2022’, trajneri i Tunizisë nuk largohet nga drejtimi i Kombëtares afrikane.
Jalel Kadri do të qëndrojë në krye të kombëtares së Tunizisë deri në Kupën e Kombeve të Afrikës 2024.
Trajneri i Tunizisë kishte dhënë dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës, por Federata nuk e pranoi dorëheqjen dhe vendosi t’ia zgjasë kontratën me 12 muaj. Lajmi bëhet i ditur nga L’Equipe./Sportiim.al/