Di Maria pohon: Vijoj me Kombëtaren

Shkëlqeu në ndeshjen finale me Argjentinën duke shënuar një gol e fituar penalltinë në të 23′. Angel Di Maria pasi vuajti më pas në stol, shpesh i përlotur, realizoi ëndrrën e madhe për të fituar Kupën e Botës.
Lojtari i Juves ka luajtur 129 takime me ‘Albiceleste’ teksa ka shënuar 28 gola. Me Kupën e Botës në “gji”, Di Maria duket se ka ndërmend të vijojë sërish me Kombëtaren e drejtuar nga Lionel Skaloni.
Një vendim i cili në dukje duket mjaft i përshtatshëm për tifozerinë dhe vetë skuadrën. Ndoshta një motiv edhe për Lionel Mesin për të ecur në gjurmët e partenrit të tij në Kombëtare./Sportiim.al/