Ndalet Siti, kartolinë e Arsenal, kreu +7

Mbyllet viti kalendarik 2022 teksa edhe sot Premier League dhe La Liga luajtën ndeshjet e tyre respektive në kampionat.

Kështu në Angli për javën e 18-të në fushë, Uolves-Mançester Junajtid, Mançester Siti- Everton, Njukasëll- Lids, Buornemuth-Kristal Palasë, Fulhem-Sauthempton dhe Brajton-Arsenal.

Në fakt, përkundër parashikimëve në shumicën e tyre, munguan rezultatet logjike e për më tepër golat e shumtë. Karakteristikë e futbollit anglez në ditë feste.

Në mënyrë surprizë ndalet Siti në “Etihad” nga Everton, e nuk kalon skuadra e Njukasëllit ndaj Lids. Mjaft mirë Junajtid i cili falë golit të Rashford mori tri pikë në transfertë përballë Uolves dhe kapi vendin e 4-ët. Njësuar me zonën Champions.

Brilant dhe spaktakolar Arsenali i Xhakës. Në sfidën e fundit të ditës së fundit të vitit 2022, “Topçinjtë” kryesues në Premier, lëshojnë “4-ër artileri” ndaj Brajtonit në udhëtim.

Premier League, java e 18:


Uolves-Mançester Junajtid 0-1

Mançester Siti- Everton 1-1

Njukasëll- Lids 0-0

Buornemuth-Kristal Palasë 0-2

Fulhem-Sauthempton 2-1

Brajton-Arsenal 2-4/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!