Ronaldo i Al Nasr, pritet zyrtarizimi

75 milionë dollarë në vit, Ronaldo për dy vite e gjysëm te arbët e Al Nasr

Mungon vetëm njoftimi zyrtar i klubit Al Nasr (Arabia Saudite) i cili po përgatitet të mirëpresë Kristiano Ronaldon si lojtarin e ri të tij.

Portugezi 37-vjeçar ka nënshkruar kontratën me klubin arab, deri në vitin 2025. Njoftimi pritet së shpejti ndërsa takimi për zbardhjen e detajeve përfundimtare është zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Marrëveshja u arrit falë ndërhyrjes së presidentit të Al Nassr, i cili fluturoi në Madrid këtë javë për të sjellë në një marrëveshje lojtarin dhe shoqëruesit e tij.

Ndërkohë që e gjithë bota arabe pret me shpresë lajmin e njoftimit zyrtar të mbërritjes së Kristiano Ronaldos në Al Nasr, tifozët e skuadrës verdheblu të Lindjes së Mesme po mësyjnë dyqanet zyrtare për të printuar secili uniformën e tij CR7.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!