Vjen zyrtarizimi, Ronaldo i Al Nasr

Fjalët e para të Ronaldos pas zyrtarizimit: “Unë jam i etur të provoj një kampionat të ri në një vend tjetër. Projekti Al Nasr është shumë stimulues dhe jam entuziast që t’i bashkohem shokëve të mi ndihmoje ekipin të arrijë më shumë suksese”.

Me njoftimin zyrtar të Al Nasr, përfundon rrugëtimi i gjatë i Kristiano Ronaldos në futbollin europian. Zgjati njëzet vjet, nga viti 2002 deri në vitin 2022. Duke filluar nga Lisbona, me Sportingun, ai arriti disa herë majat, si me Mançester Junajtid dhe mbi të gjitha me Real Madridin.

Një karrierë si një golashënues i pangopur, i aftë për të shënuar 701 gola ​​me ekipet e klubeve në 949 ndeshje, të cilave duhet t’i shtohen edhe 118 në 196 ndeshje me kombëtaren e Portugalisë.

Një total mbresëlënës prej 817 qendrash në pak më shumë se 1000 sfida, me kulmin e arritur në Madrid, ku ai mundi të shënonte më shumë gola se sa kishte dalë ndonjëherë në fushë: 450 festime në 438 dalje.

Golat e Ronaldos sipas Tuttomercatoweb:

Sporting CP: 31 ndeshje – 5 gola
Manchester United: 346 ndeshje – 145 gola
Real Madrid: 438 ndeshje – 450 gola
Juventus: 134 ndeshje – 101 gola

Portugali: 196 ndeshje – 118 gola

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!