Vllaznia në punë, priten tre afrime
Gëlon Vllaznia. Skuadra e historisë së futbollit shqiptar ka rinisur seancat përgatiore dhe mendohet se do të jetë në terren deri në 30 dhjetor. Për tu kthyer në javën e parë të vitit 2023.
Gjithsesi te kampi shkodran duket se kanë nisur lëvizjet e para. Në prag të merkatos së janarit disa nga lojtarët e kuqebluve nuk janë parë në grupin që ushtrohet në seancat e ditës.
Pas deklaratës së Vulajt: “Unë kam ardhur në Shkodër për të luajtur dhe të jem titullar”, radha e Aralicës, Kainës dhe Heriç për tu futur te lista e lojtarëve me valixhe në duar.
Në fakt presidenti Xhaferi ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë lëvizje pikante por burime nga klubi shprehen të sigurtë se kreu i klubit ka gati tri afrime big. Kjo do të thotë se futbollistët e lartpërmendur janë të gjithë në rrugë e sipër. “Vllaznia do synojë titullin kampion. Kaq mësohet se ka thënë Xhaferi. Ai ka gati tri goditje të mëdha”- tha njëri nga zërat pranë kreut kuqeblu.
Ndërkaq Vllaznia me Josën në timon pas 15 javëve, renditet në vend të 5-të me 22 pikë.