Maroku dhe Kroacia, Belgjika mbyll ciklin me…dështim

Botërori 2022, Grupi F:
Kanada – Marok 1-2
Kroaci – Belgjikë 0-0

Fitorja e Marokut ndaj Kanadasë dhe barazimi me Kroacinë e lë Belgjikën jashtë fazës tjetër në ‘Katar 2022’. Grupi F në renditjen përfundimtare sheh Marokun të parin me 7 pikë dhe Kroacinë të dytën me 5 pikë.

Sa i përket ndeshjeve, mjaft e luftuar ishte përballja Kroaci – Belgjikë me dy skuadrat që krijuan por nuk shënuan, duke u treguar edhe shumë të kujdesshme në këtë sfidë delikate. Në fund, e fituar doli Kroacia për të cilën mjaftonte ky barazim.

Lukaku i dështuari i madh te kjo Belgjikë ndërsa Gvardiol u cilësua si heroi i kroatëve në mbrojtje.

Sakaq, Maroku ia doli të fitonte përballë Kanadasë në shifrat 2-1 me gjithçka të zgjidhur në pjesën e parë. Kështu, marokenët fitojnë Grupin F dhe kalojnë një hap më tej./Sara Gjidiaj/

Në mbrëmje zbret në fushë dhe Grupi E teksa Spanja, Gjermania, Kosta Rika dhe Japonia do të mësojnë fatet e tyre në një grup ku llogaritë janë ende të hapura.

Klasifikimi përfundimtar i Grupit F:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!