Belgjika jashtë, ikën trajneri Martinez

Duke folur në konferencën për shtyp pas Kroatia-0-0 Belgjikë, teksa i kushtoi Djajve të Kuq eliminimin nga Kupa e Botës në fazën e grupeve në Katar, trajneri spanjoll Roberto Martinez njoftoi dorëheqjen e tij nga roli i trjnerit:

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Kombëtarës belge.Ishte emocionuese…

Nuk mund të vazhdoj më, tashmë i kam thënë lamtumirë lojtarëve dhe stafit, gjithsesi isha pranë largimit, megjithatë ngjau sot edhe sikur të ishim bërë kampionë. “

Kontrata e Martinez me Federatën belge të Futbollit skadon në fund të dhjetorit por kishte një opsion për rinovim automatik në rast të një kalimi në fazën për 1/8-at.

Ky ishte largimi i dytë nga Kombëatert e fazës finale të Botërorit në Katar. Më herët u largua trajneri i Meksikës, Martino./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!