Gjermania jashtë Botërorit, Japonia fiton “Botërorin”

Mundi Gjermaninë dhe Spanjën, Japonia në ‘qiell të shtatë’. E para në grup.

Një rikuperim shokues, pas një pjese të parë me vetëm një ekip në fushë si Spanja i jep Japonisë një fitoren historike dhe një kalim te raundi i nokautit si e para e grupit E.

Japonezët, sido që të përfundojë ky Botëror, kanë mposhtur Gjermaninë dhe Spanjën, dy skuadrat e mëdha të Botës.

Për skuadrën e Luis Enrikue-s një mbrëmje e keqe, ndonëse kualifikimi ishte i rrezikuar për vetëm disa minuta, por mbi të gjitha ndeshja me një kontroll steril dhe pa ‘dritë’, vështirë se do t’i çojë shumë përpara Furitë e Kuqe.

Në anën tjetër Gjermania ishte e varur nga sfida tjetër. U befasua nga Kosta Rika teksa e pa vetën në një moment poshtë një goli por më pas përmbys në 2-4.

Nuk vlen, Spanja nuk e shënon golin e barazimit. Kjo do të thotë se gjermanët për herë të dytë në dy botërorë radhazi, nuk kalojnë fazën e grupëve./Sportiim.al/

Grupi E:

Japoni-Spanjë 2-1

Kosta Rika- Gjermani 2-4

Rënditja përfundimtare e Grupit E:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!