Refuzuan të dilnin para shtypit, gjobitet Gjermania

Pas mbledhjes së parë të Komitetit Disiplinor të Kupës së Botës të martën, FIFA vendosi një gjobë prej 10,000 frangash zvicerane (10,500 dollarë) ndaj federatës gjermane të futbollit për dështimin për të sjellë lojtarët në konferencën e detyrueshme për shtyp një ditë para ndeshjes.

Trajneri Hansi Flik u shfaq i vetëm të shtunën, duke shkelur rregullat e turneut, për t’u takuar me mediat ndërkombëtare në Doha përpara ndeshjes kundër Spanjës.

Sipas axhendës së përcaktuar na FIFA trajneri duhej të paraqitej me një futbollist në krah por si kapiteni Nojer ashtu dhe pjestarë të tjerë të skuadrës nuk denjuan të dilnin para mediave./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!