Feston Senegali, Holanda formalitet

Botërori 2022, Grupi A:
Ekuador – Senegal 1-2
Holandë – Katar 2-0

Janë mbyllur llogaritë në Grupin A të ‘Katar 2022’ dhe sipas renditjes duket se nuk ka surpriza. Skuadrat favorite, Holanda dhe Senegali, kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.

Holanda mposhti 2-0 vendin organizator, Katarin, që luante thjesht për formalitet. 2 golat për holandezët u shënuan nga Gakpo dhe De Jong. Kështu, Holanda kryeson Grupin A e vetme me 7 pikë të grumbulluara.

Sakaq, Senegali rrezikoi disi por në fund ia doli të siguronte fitoren ndaj Ekuadorit në shifrat 2-1. Një penallti e kthyer në gol nga Sar dhe më pas Kulibali dërguan Senegalin një hap më tej në këtë Botëror.

Në mbrëmje luhen shanset e fundit edhe në Grupin B ku Irani përballet me SHBA-në, ndërsa Uellsi do të ketë sfidën ndaj Anglisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!