Xhiro e tretë, Ekuador-Senegal dhe Iran- SHBA luajnë …finale

Do të zhvillohen sot 4 ndeshjet e para të xhiros së tretë dhe të fundit në grupet e Botërorit të Katarit. Nisin Grupi A dhe Grupi B teksa në 16:00 dhe në 20:00 në fushë Ekuador-Senegal, Holandë- Katar, Uells- Angli dhe SHBA- Iran.

Holandës do ti mjaftojë dhe një barazim në Grupin A me Katarin ( i eleminuar matematkishit) për të kaluar në fazën për 1/8. Ndërkohë sfida tjetër Ekuador-Senegal e gjitha për tu ndjekur. Amerikano jugorët e kanë domosdoshmëri një pikë për të lënë prapa pikërisht afrikanët pasi në klasifkimin provizor kanë një pikë më shumë.

Sakaq te Grupi B situata duket mjaft e ndërlikuar. Te Angli- Uellas, Anglisë do ti mjaftojë të mos humbë me 4 gola në duelin britanik. Mjaft dramatike duket pozicioni i biletës tjetër pasi Irani me 3 pikë dhe SHBA me 2 pikë pritet të jetë mjaft e ndezur.

Programi i ndeshjeve sot:

Grupi A:

16:00

Ekuador-Senegal

Holandë- Katar

Grupi B:

20:00

Uells- Angli

SHBA- Iran /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!