Kastarti portieri më i mirë i Seria B

Ftesa e radhës me Shqipërinë për Elhan Kastratin, portierin e Çitadelës në Seria B të Italisë nuk ka kaluar pa u vlerësuar nga klubi.

“Jemi nisur duke kaluar momente të vështira ndërsa më pas ishte një përshkallëzim në rritje falë këmbënguljes së tij. Ai është një djalë mjaft i edukuar dhe profesionist”, thotë agjenti Diego Tavano i pyetur nga Tuttomercatoweb.

E ardhmja?
“Ai e meriton atë që po merr, ka dhënë shumë nga vetja dhe ka qenë gjithmonë gati. Sot është portieri më i mirë në B, edhe ne mund të aspirojmë diçka më shumë pasi e ka vënë re edhe kombëtarja. Ai ka treguar gjithmonë seriozitet, këmbëngulja e tij është shpërblyer me një mirënjohje të rëndësishme”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!