Rasëll, triumfi i parë në F1

Në pisten e Interlagos triumfojnë dy makinat Mercedes me Rasëll e Hamilton. Fituesi pas suksesit të tij të parë mbytet nga emocionet.

Xhorxh Rasëll me Mercedes, fiton Çmimin e Madh të Brazilit, në garën e parafundit të Botërorit 2022. Britaniku pasi fitoi garën Sprint të shtunën dhe nisi nga pole garën e sotme, arriti suksesin e tij të parë në karrierë në F1.

Pas tij, shoku i skuadrës 7 herë kampion bote Luis Hamilton. Dy pilotët e Ferrarit, Karlos Sainz dhe Sharls Leklerk, respektivisht në vend të tretë dhe të katërt. Nga ana tjetër, kampioni i botës Maks Verstapen u mjaftua me vendin e gjashtë.

Kështu në Sao Paolo, Rasëll kap për herë të parë vendin e parë në një garë me 71 xhiro. E fundit do të zhvillohet në Abu Dabi aty ku sërish pritet të dominojnë piloët e Mercedes dhe Ferrarit.

Kampioni i botës Maks Verstapen por dhe piloti tjetër i Red Bull, Serxhio Perez, i kanë përmbushur objektivët e këtij botërori edhe për konstruktorë.

Mbërritja në Brazil:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!