Maks ‘Pole Position’, Çmimi i Madh për statistikë

Në pistën “Yas Marina” do të jetë gara e fundit për 4 herë kampionin e Botës gjermanin Sebastian Fetel i cili ka njoftuar terheqjen nga Formula 1.
Maks Verstapen nuk lë askënd të imponohet edhe në kushtet kur ka siguruar titullin e kampionit në Formula 1. Madje dhe për konstruktorë…
Në garën e fundit që do të zhvillohet nesër në Abu Dabi, holandezi i Red Bull ia doli të sigurojë ‘pole position’. Fill pas tij, shoku i skuadrës meksikani Serxhio Perez ndërsa në vend të tretë dhe të katërt, u renditën dy pilotët e Ferrarit, Sharls Leklerk dhe Karlos Sainz.
Ndërkaq ‘Shigjeta e Argjendtë’ e Mercedes u radhitin në vend të pestë dhe të gjashtë. Hamilton dhe pas tij Xhorxh Rasëll. Gara e fundit me pak verdikte për tu zgjidhur do të nisë në orën 14:00./Sportiim.al/
Radha e nisjes në pistën e Abu Dabi-t.