Enrike zbulon listën e Spanjës në Ciudad, Portugalia e zyrtarizoi…

  • Trajneri i Spanjës ka parashikuar të bëjë zyrtare listën në një konferencë për shtyp në Ciudad del Fútbol në Las Rozas (12:30).

Spanja me Luis Enriken në krye ka përcaktuar ditën e premte në 12:30 për të zbuluar emrat e ‘Furisë së Kuqe’

Sipas mediave spanjolle trajneri e ka berthamën por dyshimet për lojtarë të caktuar qëndrojnë. Kështu në krahun e majtë përpos Zhordi Albës të sigurtë pritet njëri mes Gaja apo Marko Alonsos. Interesant fakti se në shtypin madrilen i mëshohet fort për një ftesë drejt Serxhio Ramos për në qendër.

Në mesfushë janë të padiskutueshëm Pedri, Gavi, Buskuets, Rodri. Koke dhe Karlos Soler janë ftuar së fundi, ndërsa në listë ka edhe emra të tjerë si Tiago, Mikel Merino apo edhe Kanales. Kujtojmë se trajneri gjithashtu vlerëson profilet e universale. Markos Lorente, Pablo Sarabia apo Dani Olmo janë ‘xholat’ e Luis Enrikues. Nga ana tjetër Brais Mendez mund të listohet si surprizë.

Në sulm, Morata dhe Ferran Torres e nisin me avantazh ndërsa Borja Iglesias duket se do të parakalojë Zherard Morenon, i cili u rishfaq të martën duke luajtur 13′ me Vijarrealin.

Pyetja e madhe është nëse tekniku asturian do të marrë Ansu Fatin, një tjetër futbollist që mund të zërë pozicione të ndryshme dhe që fiton nëse lista përfundon të jetë 26. Vendet e mbetura në sulm do të luhen mes Asensio, Zheremi Pino, Niko Uilliams ose Rodrigo dhe humbasin Aspas ose Oyarzabal, të cilët nuk u rekuperuan në kohë.

Ndërkaq vala e prezantimëve të kombëtareve që marrin rrugën për në Katar ka vijuar rregullisht me Portugalinë e cila ka nomniuar 26 futbollistët luzitanë.

Lista e Portugalisë:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!