Volpato refuzon Australinë në Katar dhe…vjen në Tiranë

Kristian Volpato nuk do të shkojë në Kupën e Botës në Katar me Australinë. Në moshën 18-vjeçare, sulmuesi i Romës vendosi të heqë dorë nga ajo që mund të ishte përvoja e madhe e një jete sportive.

Për ta deklaruar ishte trajneri i Australisë, Graham Arnold: “Ai ka vendosur të refuzojë ofertën time për të luajtur për Australinë në Katar. Ishte vendim i tij. Cristian nuk dëshiron të marrë një vendim kaq të madh në këtë moment të karrierës së tij dhe kjo është në rregull”.

Pavarësisht moshës së tij të re, Volpato duket se e ka marrë vendimin final dhe kjo heqje dorë është një mesazh i qartë për Roberto Mançinin. Futbollisti i lindur në 2003 ka luajtur me kombëtaret e të rinjve të Italisë dhe ka refuzuar një kompeticion të rëndësishëm siç është Kupa e Botës.

Një zgjedhje që Roma sigurisht e vlerësoi dhe që ndoshta do ta shtyjë edhe trajnerin ‘axurr’ Mançini të thërrasë sulmuesin për ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë të planifikuar më 16 nëntor në Tiranë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!