Premier League zyrtarizon sezonin 2023-24

Premier League, përmes një shënimi të publikuar sot shkruan se ka zyrtarizuar datat e sezonit futbollistik 2023/2024.

Kësisoji, kampionati më atraktiv në Europë e Botë do të fillojë edicionin e ardhëshëm më 12 gusht 2023 dhe do të përfundojë të dielën më 19 maj 2024.
Nga ana tjetër, pushimi dimëror i kampionatit është caktuar nga data 13 deri më 20 janar.

“Data e fillimit për të shtunën 12 gusht, parashikon 76 ditë nga fundi i sezonit 2022/23 dhe mbyllja më 19 maj 2024 do t’i lejojë lojtarët të pushojnë para ndeshjeve ndërkombëtare të planifikuara për në qershor”.

Ndërkaq në verën e vitit 2024 është planifikuar Kampionati Europian në Gjermani çka lejon të mendohet se anglezët i paraprijnë punëve të tyre./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!