Zgjohen Juve e Liverpul, derbi i Andaluzisë pa fitues

Liverpul u rikthye te fitorja në kampionat ndaj Totenhemit në Premier League. Gjithçka e vendosi dygolëshi i Salah në pjesën e parë, ndërsa Totenhem nuk mundi të reagonte edhe pas golit të Kejn për të marrë të paktën 1 pikë nga ky takim.

Sakaq, Lacio rrëmben derbin romak në Serie A ndaj Romës me një gol të realizuar nga Anderson gjatë pjesës së parë. Pavarësisht tentativave të Romës për të bërë diçka më shumë, Lacio nuk u thye duke marrë një 3-pikësh që e ngjit në vendin e tretë.

Ndërkaq Juventus surprizoi Interin në supersfidën e mbrëmjes. Bardhezinjtë fituan 2-0 ndaj zikaltërve falë Rabiot dhe Faxholit, teksa Danilos iu anulua një gol. Një fitore e rëndësishme për juventinët pas eleminimit nga Champions League, ndërsa Interi ndalet pas 4 fitoreve radhazi.

Tjetër gol nga Muriqi në La Liga në fitoren e Majorkës ndaj Vijarealit me rezultatin 0-2, ndërsa Real Sociedad – Valencia u mbyll në barazim 1-1.Derbi andaluzian mes Betis dhe Seviljes u shoqërua nga tensioni i madh teksa 3 kartonë të kuq shoqëruan barazimin 1-1.

Rezultatet:

Premier League:
Totenhem – Liverpul 1-2

La Liga:
Real Sociedad – Valencia 1-1
Vijareal – Majorka 0-2
Real Betis – Sevilja 1-1

Serie A:
Roma – Lacio 0-1
Juventus – Inter 2-0

Bundesliga:
Frajburg – Këln 2-0

Ligue 1:
Lilë – Rënes 1-1
Marsejë – Lion 1-0/Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!