Besa pret Lushnjën në Peqin, e Para me tri takime

Nga: Erga Kenga

Do të zhvillohen sot tri takime në Kategori të Parë. Me start orën 14:00 në fushë duelet; Besa- Lushnja, Turbina- Tërbuni dhe Besëlidhja- Burreli.Java e 8-të vijon nesër me derbin e Vlorës, Flamurtari- Oriku (12:30) ndërsa të hënën dy takimet; Korabi- Dinamo dhe në Rrogozhinë, Luzi 2008- Tomori.

Ndërkaq sot Besa- Lushnja merr vemendje maksimale pasi si kavajasit ashtu dhe lushnjarët duken disi prapa me rendimentin e pikëve. Aq më tepër që klubi Besa festoi këto ditë 97 vjetorin e themelimit…

Mjaft i luftuar pritet të rezultojë dhe dueli i Cërrikut. Në ‘Nexhip Trungu’, Turbina kërkon tri pikë për ti ikur fundit ndërsa Tërbuni, objektiv të vetëm ka konkurencën me dy vendet e para.Ndeshja e fundit e ditës përkon me derbin rajonal teksa në Lezhë përballen Besëlidhja dhe Burreli.

Edicionin e kaluar në përballjet mes tyre përfshirë dhe Kupën, kanë prodhuar lojë spaktakolare shoqëruar me gola.

Java e 8-të Kategori e Parë:

14:00

Turbina- Tërbuni

Besëlidhja- Burreli

Besa- Lushnja (në Peqin)

Të dielën:

12:30

Flamurtari- Oriku

Të hënën:

14:00

Korabi- Dinamo

Luzi 2008-Tomori (në Rrogozhinë)

Takimi Apolonia- Skënderbeu është shtyrë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!