Flamurtari fundos “Nëndetësen” blu

Kategoria e Parë/ Dinamo- Flamurtari 1-5 (Denison (p) 40′ / Pjeshka 26′, Xhonatan 30′, 45+1′, Iakoveli 90+2′, 90+5′)

Flamurtari i Vlorës trondit këtë të hënë të 24 tetorit 2022 Dinamon në “Selman Stërmasi”. Në sfidën e fundit të javës së shtatë, vlonjatët i japin leksion futbolli njërës prej skuadrave më të titullara në Shqipëri, pikërisht bluve të teknikut Nevil Dede duke e shpartalluar 1-5.

E ka nisur Pjeshka i cili pas zhvillimëve nga këndi u shfaq i lirë te shtylla e dytë dhe me kokë në të 26′-ën ka kaluar përpara Flamurtarin. Pa u tharë mirë “lotët” e festës, kuqezinjtë nga Vlora ftojnë në skenë sulmuesin Xhonatan i cili mbyll një aksion në të 30′-ën duke realizuar edhe të dytin.

Reagon Dinamo dhe shkurton shifrat me penallti në të 40′-ën me Denilson. Kur dukej se gjithëçka do mbetej e hapur për pjesën e dytë, Flamurtari godet sërish dhe është sërish Xhonatan që shënon golin e dytë personal dhe të tretin për vlonjatët.

Në pjesën e dytë, Dinamo bën gjithëçka për të rihapur takimin por inferioriteti numerik pas daljes me dy të verdha të Fetajt në të 35’ën e vështirson goxha ofensivën blu.

Ndërkaq skuadra e Troisit edhe pse nis të luajë me kundërzbritje, me kalimin e minutave shton daljet përpara teksa sheh se mbrojtja e Dinamos është tërësisht e çoroditur. Në fund futbollisti Iakoveli, i hedhur në fushë pjesën e dytë, realizon dhe dy gola vetjakë për të fundosur ‘Nëndetësën’ në shifrat finalë 1-5.

Flamutari në festë për suksesin dhe vendin e parë në tabelë, ndërsa blutë humbën mundësinë për tu prezantuar ndaj tifozerisë së saj të shumtë atë skuadër të bukur në 6 javët e para./ Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!