Kategoria e Parë, debuton Tetova

Do të zhivillohen sot 5 takime të javës së 7-të në Kategori të Parë. Futbolli i nivelit të dytë shqiptar brenda të cilit këtë sezon veç formulës së re me 14 skuadra mban në formatin e saj emra të rëndësishëm të së shkuarës sportive mes të cilave Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari, Besa.

Pikërisht këtë xhiro të Kategorisë së Parë do të vijë dueli me aromë superiorjeje ndërmjet Dinamos kryesuese dhe Flamurtarit të Vlorës. Ky duel zhvilohet të hënën në kryeqytet.

Ndërkohë sot në fushë Lushnja- Turbina teksa pritet të debutojë në stolin e lagunarëve trajneri Edlir Tetova. Mjaft i vështirë për tu parashikuar takimi i Pukës në “Ismail Xhemali”aty ku Tërbuni pret Korabin e Peshkopisë.

Sikundër në “Liri Ballabani” përballja Burreli- Tomori. Për të mbyllur me derbin më të ri Besa- Luzi 2008 i cili do të zhvillohet në peqin.

Ndërkaq, Skënderbeu- Besëslidhja në program nesër në orën 16:00 në stadiumin “Skënderbeu”

14:00

Oriku-Apolonia

Besa- Luzi 2008 (në Peqin)

Lushnja- Turbina

Tërbuni- Korabi

Burreli- Tomori

E diel

16:00

Skënderbeu- Besëlidhja

E hënë

14:00

Dinamo- Flamurtari ( në ‘Selman Stërmasi’)/Erga Kenga/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!