Kukësi kthehet të bëjë…Kukësin

Abissnet Superiore, Java 8:
Erzeni – Kukësi 0-2 (Basha 17′, Gabriel Barbosa 68′)

Java e 8-të e Abissnet Superiore u mbyll sot me sfidën e luajtur në “Niko Dovana” mes Erzenit dhe Kukësit.

Verilindorët ia dolën të fitonin 0-2 duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke dhënë shenja reagimi pas asaj nisjeje jo të mirë të kampionatit, ndryshe nga shijakasit që e nisën me rezultate pozitive, por së fundmi duket se nuk e ruajtën dot ritmin.

Sa i përket 90-minutëshit të luftuar dhe aspak të qetë në Durrës ishin kuksjanët ata që dominuan, por dhe skuadra Erzenit nuk qëndroi plotësisht pasive, edhe pse e pafuqishme për të shënuar në kuadratin e Tafas.

Goli i parë erdhi në minutën e 17′-të pas një harkimi të Ndrecës dhe ekzekutimit të saktë të Bashës, ndërsa shifrat u dyfishuan në pjesën e dytë nga Barbosa që vulosi dhe këtë fitore për verilindorët.

Në fund Erzeni rrezikoi disi por Tafas mjaft i vëmendshëm është aty për të mbajtur rrjetën të paprekur dhe për të mos lejuar shijakasit të rihapin sfidën.

Ky 3-pikësh e ngjit Kukësin në vend të katërt me 11 pikë, 1 më pak se Erzeni i vendit të tretë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!