Kupa, të mëdhatë kalojnë të gjitha

Përgatitit: Sara Gjidiaj

Janë kompletuar ditën e sotme skuadrat pjesëmarrëse të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Ekipet e Superiores u kualifikuan përballë atyre të kategorive inferiore duke mos prodhuar surpriza.

Vllaznia ia ka dalë, edhe pse me vështirësi, të përmbysë rezultatin e sfidës së parë ndaj Flamurtarit. Shkodranëve iu deshën më shumë se 90 minuta për të vendosur kualifikimin me 2 gola brenda 2 minutave që në fillim të shtesës së parë.

Edhe Partizani ka kaluar Orikun duke siguruar pjesëmarrjen në turin e dytë. Pas sfidës së parë që u mbyll në barazim pa gola, kryeqytetasit triumfuan 2-0 duke dominuar miqtë.

Tirana, Kukësi dhe Egnatia kishin siguruar teorikisht kualifikimin që në ndeshjet e para me fitoret 3-0, ndërsa sot e vulosën në fushë. Bardheblutë barazuan përballë Veleçikut, ndërsa rrogozhinasit fituan me po të njëjtin rezultat. Kukësi mposhti 2-0 Labërinë.

Rezultatet (rezultati i përgjithshëm në kllapa):

Grupi A:
Vora – Kastrioti 0-0 (0-1)
Tirana– Veleçiku 2-2 (5-2)
Vllaznia – Flamurtari 1-2 (4-2)
Korabi – Besa 3-0 (4-1)
Partizani – Oriku 2-0 (2-0)

Grupi B:
Egnatia – Shkumbini 3-0 (6-0)
Erzeni – Turbina 4-0 (6-1)
Kukësi – Labëria 2-0 (5 -0)
Skënderbeu – Maliqi 3-0 (8-1)
Apolonia – Besëlidhja 1-1 (2-1)
Tomori – Burreli 4-0 (5-2)

Çiftet e turit të dytë:

Grupi A:
Lushnja – Tirana
Korabi – Partizani
Bylis – Vllaznia
Dinamo – Kastrioti

Grupi B:
Tomori – Laçi
Apolonia – Kukësi
Erzeni – Teuta
Skënderbeu – Egnatia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!