Kosova mëson kalendarin e Grupit I

Kosova u shortua dje për fushatën kualifikuese të ‘Euro 2024’ në Grupin I bashkë me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Një short realetivisht i mirë dhe sipas presidentit Ademi në prononcimet për mediat, skuadra e Alen Zhires do provojë të kapë biletën kualifikeuse për në Euro 2024, finalet e të cilit luhen në Gjermani në verën e vitit 2024.

Ndërkaq është mësuar edhe kalendari i Dardanëve në këto kualifikuese teksa ndeshjen e parë do ta luaj në transfertë ndaj Izraelit më 25 mars të vitit 2023.

Përballja me favoritët helvetë të Zvicrës do të zhvillohet në Prishtinë në “Fadil Vokrri” më 9 shtator 2023.

Kalendari i Kosovës në Grupin I:

25 mars 2023 / 20:45- Izrael-Kosovë

28 mars 2023/ 20:45-Kosovë-Andorrë

16 qershor 2023/ 20:45- Kosovë-Rumani

19 qershor 2023/ 20:45- Bjellorusi-Kosovë

9 shtator 2023/ 20:45- Kosovë-Zvicër

12 shtator 2023/ 20:45- Rumani-Kosovë

12 tetor 2023/ 20:45- Andorrë-Kosovë

15 tetor 2023/ 20:45- Kosovë-Izrael

18 nëntor 2023/ 20:45 Zvicër-Kosovë

21 nëntor 2023/ 20:45 Kosovë-Bjellorusi./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!