Gjermania ‘Grup Këshillues’ për ‘Euro 2024’

DFB afron 5 legjenda për të dhënë asistencë këshilluese te Kombëtarja e Gjermanisë

Federata Gjermane e Futbollit (DFB), vendosi dje të ngrejë një këshill të përbërë nga 5 legjenda për të ringjallur elementët e kombëtares. E gjitha pas dështimit të dytë radhazi në një kupë bote.

Jashtë grupeve, si në vitin 2018, ‘Mannschaft’ po fillon periudhën dyvjeçare rehabilituese që do të çojë në Kampionatin Europian: Atë që do të luhet në Gjermani në 2024.

Një event për të mos u humbur ndërsa për ti paraprirë punëve, presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf ka vendosur të mbështetet në një “grup këshillues”, siç e përcaktoi ai këtë nismë. Ai ka ftuar legjendat Karl-Heinz Rumenige, Rudi Fëler, Oliver Kahn, Matias Samer dhe Oliver Mintzlaf. Të gjithë me rolin e këshilltarit pranë federatës gjermane.

Ndërkaq Hansi Flik u konfirmua si trajner ndërsa menaxheri i ekipit Oliver Bierhof dha dorëheqjen, duke u larguar nga Federata e Futbollit pas 18 vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!