Nuk ka blofe, Çelsi mposht Milan, Haland vijon në shumës

Champions League i dha fund sot xhiros së tretë në grupe. Teksa është mbyllur gjysma e kësaj faze, gara sa vjen e bëhet më interesante.

Mbrëmjen e sotme, anglezët e Çelsit arritën një fitore të thellë në shifrat 3-0 ndaj kampionëve të Italisë. Në “Stamford Bridge”, Milan ishte thuajse i padukshëm me mungesat e shumta që duket se e penalizuan jo pak, ndërsa londinezët ishin aty për të diktuar gjithçka.

Pas kësaj fitoreje, Çelsi i bashkohet Milanit në renditjen e Grupit E me nga 4 pikë. Kryeson Salsburg që më herët mposhti Dinamon e Zagrebit 1-0.

Grupi G dhuron shumë gola. 5 të tillë për Mançester Sitin në fitoren ndaj Kopenhagë, 2 prej të cilëve mbajnë firmën e të përhershmit Haland. Sakaq, edhe Borusia Dortmund nuk fal Seviljen duke i shënuar 4 herë spanjollëve, të cilët arritën të realizonin të paktën vetëm golin e nderit.

Rezultat surprizë ishte barazimi mes Benfikës dhe PSG-së në Grupin H. Goli i Mesit nuk i shërbeu parisienëve të cilët e shkaktuan vetë barazimin me autogolin e Pereirës.

Sakaq, Juventus nuk zhgënjen teksa mposht izraelitët e Makabi Haifas në shifrat 3-1 duke marrë 3-pikëshin e parë në grup.

Grupi E
Salsburg – Dinamo Zagreb 1-0
Çelsi – Milan 3-0

Grupi F
Lajpcig – Selltik 3-1
Real Madrid – Shahtjor Donjetsk 2-1

Grupi G
Mançester Siti – Kopenhagë 5-0
Sevilja – Borusia Dortmund 1-4

Grupi H
Benfika – PSG 1-1
Juventus – Makabi Haifa 3-1/ Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!