Infantino: Në ‘Shtëpinë e Futbollit Shqiptar’, shoh arritje madhore

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë. E nisi me një eksplorim të stadiumit “Air Albania” për ta mbyllur me ceremoninë e orës 18:00 ku u inaugurua “Shtëpia e Futbollit”.

Të pranishëm përpos Presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, dhe delegacionit shqiptar, ishin edhe kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushin.

Infantino vizitoi ambientet e FSHF-së dhe Muzeun e Futbollit duke përshkuar arritjet dhe sukseset më të mëdha të futbollit shqiptar deri te përzgjedhja e Dukës në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s .

Gjatë ceremonisë të pranishmit mbajtën fjalën e tyre. Presidenti i FIFA-s tregoi për emocionet e mëdha në këtë ditë feste siç e quajti ai duke vlerësuar maksimalisht këtë projekt. Infantino vuri në dukje edhe zhvillimin e madh që ka pësuar futbolli shqiptar në çdo aspekt të tij gjatë viteve të fundit. Nuk munguan as batutat nga ai teksa në mbyllje ndau një histori gjatë vizitave në Shqipëri:

Infantino:

“Jam kthyer me dëshirë këtu, jam kthyer edhe dy herë të tjera. Do të kthehem shumë shpejt. Meqë shoh dhuratat këtu, më kujtohet një histori e vogël.

Herën e parë që isha këtu, më dhuruan një pako. Nuk e hapa. Pastaj shkova në aeroport, e kam vënë të bagazhet për ta kaluar. Erdhën dhe më pyetën e kujt është kjo? I thashë ‘është e imja’. Çfarë është? Nuk e di, është dhuratë. Më thanë ‘eja me ne’.

Shkova në një dhomë, më thanë hape. Kishte brenda një shpatë. Nga to shqiptare. Po ti më thanë, me këtë do të shkosh në avion? Sigurisht kaloi pastaj. Ndaj kujdes me dhuratat këtë radhë, do i kontrollojmë mirë”, tha Infantino. /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!