Sot në “Air Albania”/ ‘Uniforma Ime’, Boban në Tiranë

Nga premtimi në realitet. Projekti madhor i FSHF-së “Uniforma Ime” ka marrë jetë, pasi ka nisur shpërndarja e bazës materiale për të gjithë klubet dhe akademitë e futbollit në të gjithë vendit.

Që nga e dita e hënë Federata Shqiptare e Futbollit, pasi ishte koordinuar me të gjithë aktorët e futbollit në vend, po furnizon me setin e uniformave përkatëse ekipet e fëmijëve në prag të nisjes së sezonit të ri edhe në kampionatin e moshave.

Ndërkohë sot në 18:15 në Arenën Kombëtare në Tiranë, FSHF do të lançojë këtë projekt me një aktivitet të zgjeruar. Sipas njoftimit paraprak të Departamentit të Komunikmit në FSHF, veç pjesëmrrëseve nga bota e sportit, pritet të jetë prezen edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Sakaq, burime të Sportiim.al, kanë mësuar se në këtë aktivitet lançues të FSHF-së, si i dërguar i UEFA-s do të jetë edhe kroati i famshëm i Milanit, Zvonimir Boban./Sportiim.al/

Njoftimi:

Federata Shqiptare e Futbollit ka kënaqësinë t’ju ftojë në lanҫimin e projektit madhor “UNIFORMA IME”, që do të zhvillohet sot (e mërkurë) dhe to të nisë në ora 18:15 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Në këtë event madhështor do të jenë të pranishëm drejtues të FSHF-së, emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, si edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Eventi do të transmetohet direkt me regji televizive.

Ftohet media të jetë e pranishme.

Ju mirëpresim!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!