Bajern vijon diktatin ndaj Barçës, Liverpul stërmundohet me Ajaksin

Champions League/ Mbrëmja e gjermanëve, Liverpul pikët vijnë në fund. Inter fiton thjesht në Republikën Çeke.

Në Mynih për llogari të Grupit C, Bajern mposht Barcelonën në grupe të Champions League.

Edhe pse me Robert Levandovskin në ‘rozë’, Barça nuk kalon dot gjermanët që tashmë i janë kthyer në një “mace të zezë” për Blaugranët. Që prej 2015, katalanasit regjistrojnë vetëm humbje në 5 sfida zyrtare të luajtura ndaj Bajernit.

Sa i përket sfidës në “Allianz Arena”, të dyja skuadrat u shfaqën rrezikshëm në pjesën e parë duke zhvilluar një ndeshje thuajse të barabartë. Levandovski, me statusin e ishit, shpërdoroi mjaft para kuadratit të Nojer, ndërsa Bajern nuk arriti të konkretizonte aksionet e tij.

Me lojën e zhvilluar në fraksionin e parë u mendua se spanjollët do të ishin në një mbrëmje pozitivepor starti i së dytës ishte katastrofik pasi ata pësuan 2 herë me Hernandez dhe Sane.

Sfida tjetër e këtij grupi, ajo mes Interit dhe çekëve të Viktoria Plzën u mbyll me po të njëjtin rezultat në favor të zikaltërve.

Përballja e vetme në Grupin A, përfundoi me fitoren e Liverpulit ndaj holandezëve të Ajaks me një gol të Matip në minutën e 89′-të që ndyrshoi kahun takimit në favor të ‘The Reds’.

Ka surpriza në Grupin D, aty ku portugezët e Sporting, i dhanë dy goditje Totenhemit në shtesë. Gjithçka në harkun kohor të 2 minutave. Ndërsa, Eintraht Frankfurt merr një fitore minimale ndaj Marsejës.

Jo më pak befasuese edhe fitorja e Bajer Leverkusen ndaj Atletiko Madrid në fraksionet e fundit të sfidës. Ndeshja e vlefshme për Grupin B, përfundoi 2-0 në favor të gjermanëve. Po në këtë grup, Bryzh mposht surprizisht me goleadë Porton.

Sfidat e sotme:

Grupi A
Liverpul – Ajaks 2-1

Grupi B
Bajer Leverkusen – Atletiko Madrid 2-0
Porto – Bryzh 0-4

Grupi C
Viktoria Plzën – Inter 0-2
Bajern Mynih – Barcelona 2-0

Grupi D
Sporting Lisbonë – Totenhem 2-0
Marsejë – Eintraht Frankfurt 0-1/ Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!