Gega para Teutës: Jemi optimistë, Gjici ka të drejtë

Pas 3 javëve kampionat, Kukësi nuk është aty ku e kishte menduar. Verilindorët e shohin veten të fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm një pikë të fituar përballë kampionëve në fuqi, teksa nesër udhëtojnë drejt Durrësit aty ku i pret Teuta me “revolucionin” Bledi Shkëmbi.

Në prag të sfidës së nesërme, Skënder Gega ka dalë para mikrofonit për të analizuar gjendjen e skuadrës sa i përket ndeshjeve të kaluara dhe asaj që i pret nesër. Tekniku i verilindorëve ka sqaruar edhe situatën me presidentin Gjici që kohët e fundit, si shkak edhe i rezultateve negative, nuk ka qenë fort e qetë.

Situata në ekip? -“Kemi humbur dy ndeshje ku mund të kishim bërë më mirë. Pavarësisht kësaj ne kishim hyrë për të fituar por kemi gabuar. Megjithatë jemi optimistë kur stërvitemi mirë dhe sillemi mirë në çdo aspekt. Shkojmë për fitore edhe pse Teuta ka synimet e veta.”

Shkëmbi? -“I uroj suksese dhe më bëhet qejfi që u rikthye. Deri sa të mbarojnë 90 minuta nuk i dihet dhe i uroj t’i shkojë mirë, por nesër për 90 minuta jemi rivalë. Ne mendojmë të korrigjohemi për vete dhe për nesër ja lëmë fushës.”

Ndryshim? -“Pikët janë ndryshimi sepse ato na mungojnë. Janë disa arsye që një ekip krijon formën dhe atë që duam. Është çështje kohe sepse titullarë që kanë ardhur me mbështetje të klubit nuk kanë luajtur por kanë besimin tonë.”

Gjici? -“Çdo president ka mënyrën e vet por Safet Gjici është më i drejtpërdrejtë. Është i pakënaqur nga puna kolektive dhe pikët por jam mësuar me presion sepse kush merret me futboll nuk është i qetë dhe natyrisht ai si president pret feedback. Është president dhe asnjë trajner nuk i dikton presidentit si të perceptojë futbollin. Jam trajner dhe kemi një projekt. Uroj të shkojnë gjërat mirë. Nuk e kam të qartë dhe s’besoj se ka deklarata për mua. E di se sa punoj dhe është e pavërtetë që një trajner punon 48 orë. Çdo trajner ka mënyrën e vet dhe kemi bërë maksimumin, nuk kemi lënë gjë mangët.”

Barbosa? -“Kemi marrë ato që kanë thënë po. Kemi pengje dhe kam pasur mbështetje. E kemi marrë me dëshirën më te madhe dhe fusha tregon. Deri tani askush nuk ka qenë në maksimum por jam i bindur se edhe me brazilianin kemi bërë afrimin e duhur. “

Mungesa? -“Nesër nuk kemi mungesa përveç Bashës që po stërvitet individualisht dhe kemi Barbosën që do i gjejmë momentin e duhur. Përveç 3 lojtarëve thuajse të gjithë janë aktivizuar dhe ndoshta prandaj nuk kemi gjetur ekuilibra. Fusha dhe ambienti janë të mira dhe nesër do të shohim.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!