Luzi rrëzon Flamurtarin, të tjerat pa fitues…

Startoi sot Kategoria e Parë. Në pesë sfida të luajtura, katër përfunduan në barazim.

Luzi 2008 arriti të fitonte me përmbysje 1-2 përballë një rivali të fortë si Flamurtari, duke surprizuar këta të fundit. Edhe Skënderbeu ngec në start. Korçarët e mbyllën në barazim sfidën ndaj Tërbunit.

E veçanta e javës, tri barazime pa gola: Besa – Tomori, Korabi – Apolonia dhe Turbina – Besëlidhja të cilave po tu shtosh dhe barazimin 1-1 në Pukë bëhën katër.

Sakaq, sot nuk u zhvillua ndeshja mes Lushnjes dhe Burrelit për shkak të problemeve me fushën, ndërsa ajo mes Dinamos dhe Orikut është programuar për ditën e nesërme./Sara Gjidiaj/

Rezultatet:
Flamurtari – Luzi 1-2
Tërbuni – Skënderbeu 1-1
Besa – Tomori 0-0
Korabi – Apolonia 0-0
Turbina – Besëlidhja 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!