Armando Broja zgjat kontratën me Çelsin

Talenti kuqezi nënshkruan kontratën e jetës, deri në 2028 te blutë e Londrës.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja ka firmosur me Çelsin deri në vitin 2028. Vetë blutë e Londrës kanë bërë zyrtare marrëveshjen me talentin 20-vjeçar.

Broja i kaloi dy vitet e fundit në huazim te Viteshë në Holandë dhe Sauthempton në Premier League.

“Nuk gjej fjalë ta përshkruaj këtë emocion. Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që kam suportuar dhe që kam dashur”, ka thënë 20-vjeçari.

Sulmuesi kuqezi spikati te “Shenjtorët” ku shënoi 9 gola në 38 paraqitje, ndërsa për Çelsin, futbollisti nga Kopliku është aktivizuar 3 herë si zëvendësues./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!