Ronaldo kapitull i mbyllur, qëndron në…

E konfirmon Ten Hag, Ronaldo nuk largohet nga Mançester Junajtid

Ten Hag ka folur për mediet ditën e sotme në lidhje me situatën te “Djajtë e Kuq” duke prekur dhe çështjen e Kristiano Ronaldos.

Kur u pyet në lidhje me sulmuesin portugez dhe Aron Van-Bisakën, trajneri i Mançester Junajtid u përgjigj: “Është e qartë. Kemi nevojë për lojtarë cilësorë. Sigurisht që Aron do të qëndrojë. Kështu që me këtë skuadër do të luajmë të paktën deri në janar.”

Sa i përket Antonit, Ten Hag konfirmoi se ka një marrëveshje mes klubeve, por akoma asgjë zyrtare. Trajneri theksoi se kanë ende nevojë të forcojnë repartin ofensiv./Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!