Mesazhi/ Duka: Asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e futbollistëve

  • Duka: “Që nga Kategoria “Abissnet Superiore” e deri te kampionatet e moshave, të zbatohen me rigorozitet të gjitha rregulloret e FSHF-së për organizimin e ndeshjeve”.

Dje në stadiumin e Rrogozhinës, përgjatë Egnatia-Tirana (0-2) e vlefshme për javën e dytë Abissnet Superiore, në një moment të takimit, u përplasën dy futbollistë.

Klevi Qefalija dhe Ojediran Hamzat, rezultoi mjaft e frikshme aq sa futbollisti 18 vjeçar i Tiranës mbeti për disa çaste pa ndjenja. Transportimi në spital e më pas rekuperimi (mbahet ende nën kontroll dhe sipas klubit Tirana gjëndet jashtë rrezikut për jetën) ka ndërgjegjësuar ambientin sportiv për më shumë përgjegjësi jo vetëm në aspektin e luftës sportive në fushë por dhe në organizimet e eventeve sportive.

Madje vetë presidenti i FSHF-së Armand Duka ka postuar sot një material në rrjete duke sensibilizuar e bërë thirrje për organizimin e ndeshjeve.

Pasi shpreh gjithë interesimin e tij për mesfushorin bardheblu në orët e post dëmtimit, kreu i futbollit në Shqipëri, shpërndan mesazhe të forta për zbatimin e rregullorëve në aktivitetet futbollistike.

Armand Duka shkruan:

“Jam interesuar personalisht nga pasdita e djeshme deri më tani për gjendjen shëndetësore të futbollistit 18-vjeçar të KF Tirana, Klevi Qefalija, pas dëmtimit të rëndë në ndeshjen me Egnatian në javën e dytë të Abissnet Superiore.

Jam i lumtur që futbollisti është në gjendje të stabilizuar shëndetësore duke kaluar rrezikun. Shpresoj dhe uroj që të kthehet sa më parë pranë familjes dhe në gjirin e skuadrës.
Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë stafin e doktorëve dhe fizioterapistëve të KF Tiranës për vetëdijen, durimin dhe profesionalizmin e treguar në momentin e parë të ndërhyrjes në fushë, duke i shpëtuar jetën futbollistit.

Një falenderim i veçantë shkon për gjithë stafin e doktorëve në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrjen dhe reagimin e shpejtë duke siguruar ecurinë pozitive për shëndetin e lojtarit.

Duke qenë se jemi në fillim të kampionatit përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje të gjitha klubeve të çdo niveli, që nga kategoria “Abissnet Superiore” e deri te kampionatet e moshave, që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha rregulloret e FSHF-së për organizimin e ndeshjeve. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe jeta e futbollistëve.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!