Demi: Partizani luajti bukur, shpejt në stadiumin tonë

Presidenti i Partizanit Gazmend Demi tha pas ndeshjes Partizani- Laçi luajtur në ‘Elbasan Arena’ (1-0) se skuadra e tij duket mjaft e karikuar dhe si fillim kampionati, sipas numrit një të klubit të kuq, të gjithë janë të kënaqur.

Në prononcimin e shkurtër, Demi tha se Partizani sot interepretoi një lojë të bukur e sulmuese. Kreu i kuq nuk dha afate por i pyetur për rikthimin e skuadrës për të zhilluar ndeshjet në kompleksin e tij në Tufinë, u shpreh. “Shumë shpejt…”

Demi:

Fitore përmes një loje të bukur…

“Si fillim mirë duket, por është vetëm ndeshja e dytë e kampionatit”

Partizani që në fillim kandidat serioz për kampionatin…?

“Nuk e dime ende atë që vjen. Laçi është ekip shumë i fortë. Luajtëm më mirë dhe u shpërblyem me fitore”

Përgëzuat skuadrën në fund, aq shumë ju pëlqeu loja sot?

“U bënë dhjetë vite që e drejtoj Partizanin. E kam parë të luajë më mirë dhe më keq. Por vërtetë që më pëlqeu si lojë. Lojë sulmuese.

‘Kur do luajë Partizani në shtëpi?

“Po po..rrini të qetë. Shumë shpejt Partizani do të luajë në fushën e tij.” /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!